Elor Bilir është shtetas turk, i cili dyshohet të jetë pjesë e grupit të drogës së goditur pak ditën më parë në një operacion të zhvilluar në disa shtete të Ballkanit.
Ky shtetas në bashkëpunim dhe me shtetasin kosovar Elmir Thaji që duken në këtë foto, sipas hetimeve për një periudhë prej 16 muajsh kishin marrë përsipër dhe dyshohet se kanë trafikuar sasi heroine nga Turqia, në drejtim të Kosovës, drogë e cila shpërndahej më pas për llogari të grupit të Jurgen Mollës dhe Shyqyri Kotorrrit, që e trafikonin më pas në drejtim të Greqisë si dhe Holandës në disa raste.
Polica dyshon se Bilir dhe Thaçi të ndihmuar dhe nga shtetasi kosovar Arif Çiço gjatë rrugës së kthimit për në Turqi të kenë transportuar kanabis sativa, i cili sigurohej në Shqipëri .
Grupi i përbërë prej 53 personash e shpërndante heroinën nëpërmjet kutive të bojërave të makinave, modifikimit të pjesëve të ndryshme të kamionëve, mënyra e fundit është përdorur gjerësisht për kalimin e hashashit në drejtim të Turqisë.
Sipas të dhënave hashashi shqiptar në Turqi shitej për 5 mijë euro kg, një çmim ky i favorshëm sipas policisë i cili i ka ndihmuar grupet shqiptare, që në raste mungese likuiditeti monetar të shkëmbenin nje kg heroinë me 4 kg hashash. /tvklan/
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/