A do të kenë së shpejti kompjuterët emocione?

A do të kenë së shpejti kompjuterët emocione?

538
0
Shares

Shkencëtarët janë pranë krijimit të një kompjuteri emocional. Inteligjenca artificiale do të mund të mendojë si një njeri dhe të krijojë lidhje me njerëzit brenda disa viteve

Shkencëtarët janë pranë krijimit të një kompjuteri me emocione. Kërkuesit në Rusi pritet të zbulojnë një kompjuter të aftë të ndiejë brenda një viti e gjysmë, i cili do të jetë në gjendje të mendojë si një person dhe të krijojë besim, thonë krijuesit e tij.

Sistemi, i quajtur “Aktori Virtual” po krijohet nga Universiteti Kombëtar i Kërkimeve Bërthamore në Moskë.

Emri i tij është vendosur për shkak se për nga funksionet kryesore që do të kryejë do të shërbejë si një aktor, duke luajtur rolin e një personi specifik.

Kërkuesit thonë se ai do të jetë në gjendje të kuptojë kontekstin e asaj që po ndodh, si dhe të kuptojë ngjarjet që do të vazhdojnë të rrjedhin.

Makineria ka nevojë për aftësinë për të studiuar, jo përmes programimit apo mësimit përmes përsëritjes, por përmes mendimit si një person i caktuar, thanë kërkuesit.

Makineria në vetvete do të mund të vendosë synime të mësimit, të formulojë pyetje për të arritur këto synime dhe të kërkojë vazhdimisht për përgjigje.

Kërkuesit e filluan punën duke parë se si funksionon truri njerëzor.

“Synimi ynë kryesor është të formulojmë parimet bazë mbi të cilat është ndërtuar inteligjenca e trurit njerëzor”, sqaroi profesor Alexei Samsonovich nga Departamenti i Kibernetikës.

“Zgjidhjet biologjike janë në shumë aspekte superiore ndaj zgjidhjeve artificiale në kuptimin e përshtatjes, aftësisë së të mësuarit, rezistencës ndaj ndërhyrjeve të papritura, si dhe kështu me radhë. Unë do të preferoja t’i modeloja këto parime në kompjuter”, tha ai.

Zona e trurit përgjegjëse për kujtesën, hipokampusi, përdor neuronet për të perceptuar hapësirën. Nëse neuronet pozicionohen përgjatë një plani të caktuar, ata përqendrohen aktivisht në një pikë të dhënë.

Pyetja është: a mundemi ne të riprodhojmë miliona neurone, dhjetëra mijëra lidhje mes secilit prej tyre dhe qindra mijëra milionë kanale vetëm për të përfaqësuar këto dy numra?” tha profesor Samsonovich.

“Jam i sigurt se kompjuterët ekzistues, parametrat e të cilëve për nga shpejtësia dhe vëllimi i memories janë tashmë të mjaftueshëm për të krijuar inteligjencë humanoide.

Kërkuesit gjithashtu planifikojnë të krijojnë pajisjen në një formë të thjeshtuar të një loje kompjuterike.

“Një agjent virtual dhe një person i vërtetë kontrollojnë të dhënat në një ekran kompjuteri, duke ndërvepruar me njëri-tjetrin, ndërsa ndërtimi i raportit social bëhet më i mundur dhe krijohet një lloj shkëmbimi emocional veprimesh”, tha profesor Samsonovich.

Ata mund të sulmojnë, të mirëpresin, të hapin rrugën apo të ndihmojnë në lëvizjen e një grupi e kështu me radhë.

Çdo veprim ka një prapaskenë emocionale, si rezultat i disa marrëdhënieve të caktuara që zhvillohet si besimi, varësia, lidershipi etj. Nëse një person në botën virtuale nuk arrin të dallojë një njeri nga një makineri, kjo tregon se ne kemi arritur një nivel njerëzor, pavarësisht se në një kuptim të kufizuar.

“Jam shumë optimist se inteligjenca artificiale do të jetë e lirë nga gabimet njerëzore. Tani, mes zhvillimit të armëve biologjike dhe gjenetike, inteligjenca artificiale është ndër zbulimet më pak të dëmshme. Unë besoj se do të jetë një forcë madhore për të ecur përpara, një event i madh për racën njerëzore”, tha profesor Samsonovich.

Ky nuk është i pari plan për të ndërtuar një robot me emocione. Sony lajmëroi më herët këtë vit misioni për ta bërë një robot në gjendje të krijojë lidhje emocionale.

Inteligjenca artificiale që do të mendojë si njerëzit

Roboti i quajtur “Aktori Virtual” pritet të jetë online brenda një viti e gjysmë.

Kërkuesit thonë se ai do të kuptojë kontekstin e asaj që po ndodh në mjedisin përreth, si dhe do të ketë vëmendje për gjërat që do të ndodhin më pas.

Përmes krijimit të besimit dhe marrëdhënieve të tjera njerëzore, roboti do të arrijë të mësojë sa më shumë nga bota që e rrethon dhe të shkojë deri aty sa të mendojë si një person më vete.

A mund të biem në dashuri me një robot?

Një studimi i fundit zbuloi se 21 për qind e britanikëve do të bënin seks me një robot, ndërsa një në tre persona do të dilnin në një takim me të. Sondazhi u krye nga VoucherCodesPro që pyeti rreth 2816 britanikë aktivë seksualisht nga mosha 18 e lart.

Kërkuesit zbuluan edhe më tej përse pjesëmarrësit që thanë se do të bënin seks me një robot, nxiteshin ta bënin këtë.

Shtatëdhjetë e dy për qind e tyre thanë se mendonin se robotët do të ishin shumë të aftë për këtë punë, ndërsa 28 për qind thanë se do të ishte një eksperiencë e re.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY