Vlorë, policia kërkon ndjesë për gafën e saj

Vlorë, policia kërkon ndjesë për gafën e saj

71
0
Shares

Foto Ilustruese

Polica vendore e Vlorës, nëpërmjet një reagimi për mediat, ka kërkuar ndjesë për një gafën e saj dje.
Një aksident automobilistik i ndodhur mbrëmjen e kaluar në aksin Sarandë – Delvinë, ka qenë ngjarja për të cilën polica është detyruar edhe të japë disa saktësime të tjera sot. Aksidenti i mbrëmshëm, ka pasur dy të plagosur, ndërsa policia informoi fillimisht se kishte njëtë vdekur.
Policia i kërkon ndjesë familjarëve dhe sqaron rrethanat e ngjarjes duke dhënë informacion edhe për gjendjen e të plagosurve.

Sqarimi i plotë i policisë në lidhje me aksidentin në Delvinë

policia-e-vlores_copy_3
Në lidhje me njoftimin e dhënë nga policia për aksidentin e ndodhur në 09. 07. 2016, rreth orës 20:00, në aksin rrugor Sarandë – Delvinë, ndërmjet një automjeti dhe një motoçiklete, sqarojmë se:
Në informacionin paraprak njoftuam se drejtuesi i motoçikletës shtetasi Bledar Pula, 27 vjeç, banues në Delvinë, kishte ndërruar jetë.
Fatmirësisht ky shtetas është ende në jetë, megjithëse në gjendje shumë të rëndë.
Gjithashtu edhe pasagjeri që udhëtonte në automjetin që drejtohej nga Igli Seiti (pasagjeri  Sh. S., është babai i Iglit), ndodhet në gjendje të rëndë në spital.
Policia u kërkon ndjesë familjarëve për këtë lapsus të ardhur si pasojë e komunikimit të parë në momentin e aksidentit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY