Foto Arkiv
Ka përfunduar takimi i kryeministrit Edi Rama me ndihmëssekretaren amerikane të shtetit, Victoria Nuland. Mësohet se takimi ka qenë i përqendruar te reforma në drejtësi, ku Nuland ka konfirmuar interesin strategjik të SHBA për Shqipërinë dhe vendosmërinë që Shqipëria të ruajë aleancën me SHBA.
Por, ajo që ka rënë në sy në përfundim të këtij takimi,, ka qenë modalja me ndonjë deklaratë e kryeministrit Edi Rama, ndërsa Nuland kishte paralajmëruar se do të dilte e vetme në një konferencë shtypi.
Mësohet se në këtë takim, kreu i qeverisë është treguar i hapur për çdo ofertë për konsensus që vjen nga SHBA dhe Bashkimi Evropian për reformën në drejtësi dhe e ka garantuar zonjën Nuland për votat e shumicës pro reformës.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/