Grabitja e parave të një banke të nivelit të dytë në Rinas krahas problemeve të sigurisë së brendshme të aeroportit nxori në pah dhe boshllëqet ligjore të cilat duhet të përmirësohen në funksion të garantimit të transportit të parave.
Në një konkluzion ët tillë, drejtuesi e lartë të Policisë së Shtetit, kanë arritur pas 18 muajsh, ndërkohë që gjatë kësaj periudhe u desh të sulmoheshin dhe grabiteshin tre palë eskorta, transporti parash.
Në funksion të kësaj, Altin Qato, Drejtori i Rendit dhe Sigurisë në Polici, sqaron se është duke u diskutuar në nivel ekspertësh, përmirësimi i udhëzimit të ministrit të brendshëm të vitit 2015 për funksionimin e shërbimit privat të sigurisë fizike për transportin e parave.
“Do të ketë kategorizim në pesë nivele sipas dhe sasisë së vlerës që do të transportohet. Çdo vlerë monetare duhet të transportohet me blind. Do të jetë e nevojshme që eskorta të jetë me dy blinda edhe me tre blinda në mënyrë që nga përvoja shoqëruesit e blindit të parave të mos sulmohen nga agresorët. Pas ngjarjes së Qafë Kashari , kemi dërguar një letër porosi që të gjitha SHPSF që marrin vlera monetare nga bankat për t’i transportuar në një destinacion tjetër njoftohet policia tek salla operative”, shprehet drejtori i Policisë.
Në lidhje me ngjarjen e Rinasit Qato shprehet se Shoqëria private e sigurisë fizike ka qenë konform ligjit deri te dera e aeroportit.
“Ne po analizojmë që drejtuesi i mjetit nuk ka patur leje për të hyrë brenda nga TIA, drejtuesi i mjetit duhet ta kishte autorizimin para se të nisej. Argumenti i parë është që kompania ka pasur disa kaleca transporti”, shton Qato.
Për sa i përket zgjidhjes së situatës në Rinas, Qato thotë se një grup i posaçëm pune po punon për një paketë të re masash, që përfshin policinë e po ashtu edhe aeroportin.
Ndërkohë, me gjithë përpjekjet që institucionet shtetërore, po bëjnë për t’ia faturuar njëra-tjetrës, përgjegjësinë e grabitjes më të fundit në pistën e aeroportit ët Rinasit, ende pas më se dhjetë ditësh, nuk kemi asnjë informacion apo emër të mundshmi, autori të kësaj grabitje spektakolare.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/