Ndihmëssekretarja amerikane e Shtetit, Vicktoria Nuland ka dalë në një konferencë për mediat pas mbylljes së takimeve në Tiranë.
Sipas saj, mazhoranca dhe opozita kanë përpra një propozim të ri lidhur me reformën në drejtësi nga Ambasadori amerikan Donald Lu dhe palët po vijojnë negociatat për të gjetur kompromisin.
“Ambasadori Lu u ka bërë palëve një propozim të ri për reformën. Propozimi i ri është në përputhje me rekomandimet e Komisionit të Venecias”, u shpreh Nuland.
“Propozimi i ri është hibrid me ide nga qeveria dhe opozita. E rëndësishme ti japin negociatorëve hapësirë, që ata të shqyrtojnë propozimin”, ka bërë të ditur Nuland, duke mos bërë të ditur hollësi të këtij propozimi.
Nuland është shprehur se, janë 91% e shqiptarëve që kërkojnë reformë në drejtësi dhe sipas saj kjo reformë është jetike për të ardhmen e Shqipërisë.
Ajo ka theksuar se, ky muaj është moment i vështirë për demokracinë shqiptare.
“Shqipëria ka vend të veçantë në zemrën time. Kjo është vizita e katërt në Tiranë si Ndihmëssekretare.SHBA-të janë krenarë që janë aleatë dhe partnerë me Shqipërinë. Reforma në Drejtësi dhe negociatat po vijojnë. Reforma është tejet jetike për të ardhmen e demokracisë shqiptare , i jep fund kulturës së pandëshkueshmërisë. 91% e shqiptarëve e kërkojnë reformën në drejtësi. Ambasadori Lu ju ka bërë një propozim të ri palëve për reformën. Negociatorët nga të dyja palët kanë punuar fort. SHBA dhe BE krenarë që kanë ndihmuar në këtë proces. Propozimi i ri është hibrid me ide nga qeveria dhe opozita dhe në përputhje me rekomandimin e Komisionit të Venecias”, u shpreh më tej Nuland në konferencën për gazetarët.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/