Kryeministri Rama është dakord, por për cfarë

Kryeministri Rama është dakord, por për cfarë

79
0
Shares

Kryeministri i Shqipërisë ka shpërndarë vetëm një fjali pas takimit, ndoshta ndër më të rëndësishmit të karrierës së tij me Ndihmës Sekretaren Amerikane të Shtetit për Çështje të Europës dhe Euroazisë, Victoria Nuland.

“E falenderova miken e Shqiperise Victoria Nuland per angazhimin e forte te SHBA per Reformen ne Drejtesi. Dakordesi e plote qëndrimesh”, shkruan Rama.

Rama nuk shpjegon se për cfarë është dakord, pavarësisht se diskutimi ka qenë kryesisht për reformën në drejtësi.

Basha ka qenë më transparent pas takimit me Nuland.

Shefi i opozitës ka deklaruar se ka patur një propozim nga Nuland, ndërsa ka deklaruar se “ pati propozime të tjera. Diskutuam mbi bazën e propozimit tonë dhe propozimeve të tjera. Padyshim këto propozime do të jenë pjesë sa na përket ne e rrugëzgjidhjes”, ka thënë Basha duke theksuar edhe njëehrë kompromisin si të vetmen rrugëzgjidhje.

Vetë Nuland ka shpjeguar një propozim të ri të ambasadorit amerikan i cili sipas saj është në mes të qëndrimeve të opozitës dhe mazhorancës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY