KOLAUDIMI/ 33 mijë e 500 makina “mbesin në klasë”, 120 mijë duhet...

KOLAUDIMI/ 33 mijë e 500 makina “mbesin në klasë”, 120 mijë duhet të dalin nga qarkullimi!

79
0
Shares

Janë 33 mije e 500 automjete qe ngelin ne testin e pare te kolaudimit, vetëm per shkak se nuk plotësojnë normat e lejuara te çlirimit te gazrave.

Kjo situate, ka disa faktorë nder te cilat është cilësia e naftës, vjetërsia e makinës, si dhe mungesa e servisit te automjetit. Ekspertet thonë se kalimi i testimit ne fazën e dyte, ngre pikëpyetjen qe një pjese e tyre kthehet nëpërmjet korrupsionit.

Por nga data 1 korrik, Shqipëria ka nisur te zbatoje norma te Bashkimit Europian, per sa i përket çlirimit te gazrave ne automjete. Ky rregull i ri ngre pikëpyetje ne zbatim për shkak te cilësisë se karburantit qe përdoret ne vend.

Per drejtuesit e ministrisë, ka ardhur koha te hapet nje debat publik me qellim kufizimin e makinave qe duhet te hyjnë ne Shqipëri.

Por, kjo i takon qeverise, pasi impakti është i madh. Për shembull, nëse do te vendoset qe limiti i makinave te jete deri 14 vite përdorim, janë rreth 120 mije automjete qe duhet te dalin nga qarkullimi. Makinat e vjetra si dhe cilësia e karburantit janë kontribuuesit kryesore ne ndotjen e ajrit ne vend. /Vizion +/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY