HISTORIA/ I divorcuari 46-vjecar thyen “arrestin shtëpiak” për “buzët e bukura” të...

HISTORIA/ I divorcuari 46-vjecar thyen “arrestin shtëpiak” për “buzët e bukura” të 21-vjeçarit

94
0
Shares

Foto Ilustruese

Gjykata e Tiranës ka përfunduar gjykimin e një dosjeje të pazakontë, ku një 46- vjeçar i divorcuar akuzohej për ngacmimin seksual dhe përndjekjen e një 21- vjeçari.
Historia ka zënë fill në dhjetor të vitit 2014, kur M. C., ka pranuar një ftesë për miqësi në Facebook nga një profil i pavërtetë në dukje, raporton “Panorama”.
Janë dashur disa muaj, pasi kishin shkëmbyer biseda në Facebook, apo edhe komente “këtu ke dalë bukur” apo “buzët i ke të bukura” në fotot e të riut, që ai të mësonte se personi me të cilin fliste ishte një 46- vjeçar. Gati katër muaj më vonë, ata janë takuar disa herë, për kafe, apo dreka, ku gjatë shoqërimit për në shtëpi 46-vjeçari ka tentuar ta prekë në vende intime të riun.

Kallëzimi
Sipas kallëzimit të M. C., i pandehuri Arben G. i ka kërkuar të kryejnë marrëdhënie seksuale. Refuzimi i të riut nuk është pritur mirë nga i pandehuri, i cili e ka ndjekur atë për ditë me radhë, ka tentuar t’i futet në banesë, apo edhe e ka kërcënuar përmes adresave anonime në Facebook.
Pas kallëzimit të parë të të riut, 46-vjeçari është lënë në “arrest shtëpie”, por ai e ka thyer të paktën tri herë këtë masë sigurie, duke përndjekur të riun. Më 27 qershor 2016, i pandehuri Arben G. u deklarua fajtor nga Gjykata e Tiranës për kryerjen e tri veprave penale: “ngacmim seksual”, “përndjekje” dhe “largim i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.
Ai u dënua me 1 vit e 6 muaj heqje lirie. Gjatë gjykimit, i pandehuri ka mohuar ta ketë ngacmuar seksualisht të riun apo ta ketë përndjekur me argumentin se “ai nuk ka të tilla preferenca”.

Ngacmimi
Referuar vendimit të gjykatës, i pandehuri ka ngacmuar seksualisht të riun teksa ata kanë qenë në automjet.
“I pandehuri disa herë e ka prekur në mënyre shoqërore kallëzuesin duke i thënë që ‘ke goxha trup’ dhe fjalë të kësaj natyre”, thuhej në vendimin e gjykatës.
Pas asaj dite, kallëzuesi nuk ka dashur të komunikojë më me të pandehurin, por ai ka këmbëngulur të fliste me të dhe donte t’i mbushte mendjen që të kryente marrëdhënie seksuale me të, çka nuk është pranuar nga 21-vjeçari.
Pas kësaj situate, kanë filluar provokimet nga ana e te pandehurit në drejtim të kallëzuesit, duke i thënë këtij të fundit që: “do të të paguaj palestrën!”, “do të të blej rroba!”, por M. përsëri nuk ka pranuar.

Përndjekja
Pas kësaj përgjigjeje, i pandehuri ka filluar ta ndjekë kallëzuesin nga mbrapa, i ka dalë përpara në rrugë kur dilte nga palestra, kur kthehej në shtëpi, kur ishte në kafe dhe në të gjitha vendet. Sipas gjykatës, qëllimi i të pandehurit ka qenë realizimi i kërkesave e dëshirave të tij për krijimin e imponuar të marrëdhënieve shoqërore e dashurore mes tyre.
I pandehuri është fajësuar edhe si autor i disa mesazheve kërcënuese të mbërritura në inbox-in e M. C., të tipit “…do të vrasim ty, mamanë tënde, familjen!”, citon “Panorama”.
Adresat ishin pa asnjë foto dhe pasi shkruanin nga një mesazh, ato çaktivizoheshin. Në ditët në vijim, studenti e ka parë të pandehurin në afërsi të banesës së tij, si edhe dëmtime të shkaktuara në derën e banesës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY