Greqi, arrestohet 41-vjeçari shqiptar me kanabis e kokainë

Greqi, arrestohet 41-vjeçari shqiptar me kanabis e kokainë

57
0
Shares

Një 41 vjeçar shqiptar u arrestua nga policia greke të premten, ndërsa dje u dërgua në burg për shkak se gjykatësi vlerësoi të ligjshëm arrestimin e tij.
Shqiptari akuzohet për kultivim të lëndëve narkotike kanabis dhe posedim të kokainës.
Mediat greke shkruajnë se shqiptari, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, ushtronte veprimtarinë e tij kryesisht në Patras, ndërsa drogën e kishte mbjellë në afërsi të fshatit Shën Nikolla në Agio.
Shqiptari u arrestua në momentin që mori 4 pako të vogla me kanabis me peshë 223 gram. Më pas, policia gjeti edhe një tjetër sasi droge prej 793 gram kanabis, si dhe 63 gram kokainë. Vlera e përgjithshme e drogës kap shifrën e 15,000 eurove.
Shqiptarit ju sekuestruar edhe 1,905 euro të përfituara nga shitja e drogës. Gjithashtu u konfiskua edhe automjeti i tij, si dhe dy telefona celularë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY