Një aksident rrugor u shënua në aksin Gjirokastër-Tepelenë ku të plagosur mbetën 3 persona. Një makinë u përplas me bordurën anësore. Automjeti drejtohej nga një grua e cila kishte në makinë edhe dy fëmijët e saj. Nëna vinte nga Greqia për në Shqipëri ku do të kalonin pushimet.
Sipas informacioneve paraprake, një nga të plagosurit ndodhet në gjendje të rëndë.Bëhet fjalë për vajzë 15-vjeçare të gruas, e cila është bllokuar në automjet dhe për ta nxjerrë jashtë kanë ndërhyrë fillimisht banorët e zonës e më tej forcat zjarrfikëse.
Ato udhëtonin me makinën me targë greke ZYY 1595. Nga hetimet paraprake dyshohet që automjeti të ketë qenë duke ecur me shpejtësi të lartë e për një moment gruaja ka humbur kontrollin.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/