DOSJA/ Kurbin, vrau fqinjin për disa rrënjë gështenjash, dërgohet për gjykim autori

DOSJA/ Kurbin, vrau fqinjin për disa rrënjë gështenjash, dërgohet për gjykim autori

157
0
Shares

Pylli i gështenjave ku ndodhi ngjarja

Prokuroria e Kurbin dërgon për gjykim të pandehurin Indrit Ndoci, të akuzuar për “vrasje me dashje”, për ngjarjen, ku mbeti i vdekur me armë zjarri shtetasi Ndrec Preni, e ndodhur më datë 12. 10. 2015 në fshatin Gallatë të Laçit. Po ashtu, Prokuroria e Kurbinit akuzon edhe shtetasen Xhoana Ndoci, motra e autorit të vrasjes, për veprën penale të “Kanosjes”.
Nga hetimi i Prokurorisë së Kurbinit ka rezultuar se shkak i konfliktit me pasojë të rëndë ka qenë përplasja e vazhdueshme ndërmjet dy familjeve për pronësinë mbi një sipërfaqe të mbjellë me gështenja. Dy familjet Ndoci dhe Prendi pretendojnë pronësinë mbi atë tokë dhe nuk lejojnë njëra-tjetrën për të mbledhur gështenjat.

Ngjarja
Në bazë të akteve proceduriale, ka rezultuar se, me daten 12. 10. 2015, rreth ores  07.00, ne  lagjen Lester, te fshatit  Gallate,  te rrethit Kurbin, ne nje pyll me geshtenja, pas nje konflikti per motive pronesie, shtetasi Indrit Ndoci,  ka vrare me arme zjarri shtetasin  Ndrec Preni.  Menjehere pas ngjarjes autori i vepres eshte larguar ne drejtim te paditur.
Pas marrjes se informacionit, sherbimet e policise te Komisariatit Kurbin, kane vajtur ne vendin e ngjarje dhe kane vijuar kryerjen e veprimeve hetimore .
Gjate kqyrjes se vendit te ngjarjes, ne nje rreze peme geshtenje jane sekuestruar me cilesine e provave materiale ; 6 gezhoja te fishkeve te armeve te zjarrit mod 56,  dhe 4 gezhojat e tjera
Gjate kqyrjes se kufomes, konstatohet se ne koke ka nje plage me arme zjarri.

Konflikti
Gjate shpjegimeve te para nga kunata e  viktimes, shtetases E. Preni, rezulton se rreth ores 7.00,  ajo  bashke me kunaten tjeter, P. Prenin, dhe me Ndrec Prenin, ( viktimen),  kane shkuar per te mbledhur geshtenja ne vendin e quajtur “Lajthia e madhe”,  ne fshatin Lester. Tek nje shesh ku do mblidhnin geshtenja jane takuar me shtetasen Xhoana Ndoci, (Xhuli), e cila mbante nje arme gjahu – cifte ne dore, e cila sapo i ka pare u ka thene “ ku po shkoni, dilni se eshte toka jone” dhe ka qelluar me kete arme nje here ne ajer. 
Gjate kesaj kohe,  20 meter larg Xhoanes, vellai i kesaj te fundit,  Indrit Ndoci, ka qelluar me automatik ne ajer. Me pas, Indriti  i ka thene motres se tij,  Xhoanes  “largohu/hapu”  dhe ka qelluar  ne  drejtim te Ndreces, duke e vrare ate ne vend.
Sipas deklarueses,  motivi i ngjarjes eshte nje konflikt  i mbartur pronesie  lidhur me  pyllin me  geshtenja  ne vendin e ngjarjes, i qujatur  “Lajthia e Madhe”,  ne fshatin Selite, Lester, ku te dyja palet ne konflikt kane pretendime mbi pronesine e ketyre geshtenjave.
Ne te njejten menyre e shpjegon ngjarjen edhe shtetasi A.P., i cili ka qene prezent ne momentet e ngjarjes.

Hetimet
Gjate marrjes ne pyetje lidhur me kete ngjarje, shtetasja  Xhoana  Ndoci, ka shpjeguar  se rreth ores 06.30, ka vajtur  tek ara ne pyllin me geshtenja, duke marre me vete edhe nje arme  gjahu cifte, te cilen, sipas saj, e kishte fshehur ne ferre.  Pas disa minutsh, ne ate vend,ka vajtur Ndrec Preni bashke me dy kunatat e tij, E. Prendi dhe P. Prendi, per te mbledhe geshtenja.  Pasi jane afruar rreth 30 metra, Xhoana ju ka thene atyre qe te largohen nga andej, por kesaj thirrje ata nuk ju jane bindur dhe kane vazhduar te ecnin  ne drejtim te saj. Ne keto momente pretendon Xhoana,  Ndreca  e ka fyer dhe pikerisht ne kete moment, ajo shpjegon se ka qelluar me arme gjahu ne drejtim te Ndreces dhe e ka vrare ne vend ate. Shtetesja ne fjale shpjegon se ne ato momente  ne ate vend nuk ka patur persona te tjere nga  familja e saj apo e fisit te saj dhe se ne kete vend.
Ndërsa, gjate marrjes  ne  pyetje nga prokurori, e arrestuara, Xhoana Ndoci ka shpjeguar se nuk eshte ajo qe e ka bere vrasjen, por ne momentin qe ajo ishte duke u konfliktuar me Ndrec Prenin,  ka degjuar krisma arme te cilat vinin nga drejtimi ku  ishte  vellai i saj,  Indrit Ndocit, dhe po ne kete moment ka pare Ndrecen qe eshte rrezuar pertoke dhe eshte vrare. Ajo ka deklaruar se kishte marre persiper vrasjen me qellim per tju shmangur ndonje hakmarrje qe familjaret e viktimes, mund te benin ate dite ndaj vellait te saj te vetem,  Indrit Ndocit.

Autori u vetëdorëzua dhe pranoi krimin


indrit ndoci

Indrit Ndoci, autori i dyshuar i vrasjes

Gjate  dinamikes se punes se policise  per sqarimin e  rrethanave te ngjarjes, ne oret e para te mengjesit, te nesermen e ngjarjes, dhe konkretisht me daten 13. 10. 2015, ora 02.00, autori  i vepres, Indrit Ndoci, pasi ka njoftuar Komisariatin e Policise se kerkonte te dorezohej,  eshte vetedorezuar  ne polici duke dorezuar edhe armen e  zjarrit me te cilen ka kryer vrasjen.
Gjate shpjegimeve te tij rreth ngjarjes, si para policise gjyqesore ashtu dhe para prokurorit, shtetasi Indrit Ndoci, ka pranuar se ka vrare me arme zjarri, pushke, shtetasin Ndrec Prendi.
Ai ka shpjeguar se rreth pres 06.00, ka dale nga shtepia dhe  ka vajtur ne fshatin Selite  per te shkuar tek toka e tij qe ka ne pyllin me geshtenja,  duke marre me vete edhe nje arme zjarri pushke, 10-she. Kur ka vajtur tek ara, ne ate vend, ka ardhur A. Prendi dhe Y. Prendi,  te cilet sipas tij ishin te armatosur me pistoleta,  dhe ai ka qelluar dy here ne ajer per ti trembur, dhe per kete shkak  ata jane larguar nga ky vend per ne banesat e tyre .
Me pas rreth ores 7.00, ne ate vend,  ka vajtur Ndrec Preni bashke me dy kunatat e tij, per te mbledhe geshtenja, te cilat kane ndaluar  ne mesin ares/livadhit.  Tek ata  eshte afruar motra e Indritit, Xhoana Ndoci, e cila ka debatuar me Ndrecen qe ai  te largohej nga ai vend, por sipas Indritit ky i fundit e ka fyer dhe e ka kapur per flokesh Xhoanen. Indriti shpjegon se ka qene i ulur ne cepin e ares tek nje geshtenje dhe duke pare kete skene,  ka qelluar me armen e zjarrit qe kishte me vete  rreth 70 meter larg tyre, me qellim  qe te largoheshin nga motra e tij dhe te mos e godisnin me, ku njera nga predhat e ka goditur per vdekje, Ndrecen.
Pas ketij momenti  Indriti  shpjegon se  eshte larguar bashke me armen e krimit, me qellim per t’ju shmanguar ndonje hakmarrje te mundshme, derisa  ne oret e para te mengjezit eshte vetedorezuar ne polici, duke dorezuar edhe armen e krimit.
Sipas tij, motivi i ngjarjes, eshte nje konflikt  i mbartur pronesie  lidhur me  pyllin me  geshtenja  ne vendin e qujatur lajthia e Madhe,  ne fshatin Selite,  ku te dyja palet ne konflikt kane pretendime mbi pronesine ne kete vend.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY