Policia e Durrësit ia doli të kapte dje rreth gjysëm toni drogë në Port. Përgjatë mbikëqyrjes së doganës skanerit dhe mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative u bë e mundur kapja e drogës dhe dhe arrestimi në flagrancë i transportuesit të saj.
I arrestuari është Robert Resuli 48 vjeç, lindur në Tiranë dhe banues në Vlorë.
Arrestimi në flagrancë i këtij shtetasi u bë pasi:
Më datë 08.07.2016, në vendin e quajtur vija e dytë në P.K.K. Porti Durrës, gjatë kontrollit të ushtruar në kamionin tip Benz me targa AA 283 MZ, në brendësi të ngarkesës me aksesorë mobiliesh, me drejtues shtetasin Robert Resuli, iu gjetën dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale:
• rreth 457 kg lëndë narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sattiva.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/