U gjend në Gjirokastër 15-vjeçarja e zhdukur prej 24 orësh

U gjend në Gjirokastër 15-vjeçarja e zhdukur prej 24 orësh

61
0
Shares

Gjendet 15-vjeçarja Izaura Kulla, e cila ishte larguar prej 24 orësh nga shtëpia pa adresë që prej ditës së djeshme. Vetëm 1 orë e gjysëm pasi familja e saj bëri mediatike zhdukjen e vajzës së tyre të mitur, ajo është gjetur në Gjirokastër, ndërsa policia e Sarandës ka nisur hetimet për zbardhjne e plotë të rastit. 15-vjeçarja u largua nga banesa e gjyshes së saj në Sarandë ku kishte ardhur nga Greqia për pushime sëbashku me dy motrat e saj.

Prindërit e alarmuar erdhën me urgjencë nga Greqia në kërkim të vajzës, ku bënë dhe denoncimin në komisariatin e policisë së Sarandës. Nëna e 15 vjeçares u shpreh se nuk është dijeni nëse vajza ishte arguar me dëshirë apo e kanë rrëmbyer. “Qëndronte tek gjyshja, nuk e dimë nëse është larguar me dëshire apo e kane rrëmbyer. Kemi ardhur urgjentisht nga Greqia. S’kemi asnje shenje te saj. Nuk na shkon mendja asgjekundi”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY