Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin “Deep” duke arrestuar 4 persona, tri prej tyre femra.
Arrestimet u kryen per veprat penale të “Shfrytëzimit të prostitucionit” dhe “Mbajtjes së Lokaleve për prostitucion”, dhe “Ushtrimit të prostitucionit” ndërsa personat e arrestuar janë:
A.Sh, 61 vjeçe, banuese në Tiranë,
S.H, 31 vjeç, banues në Elbasan,
A.H, 24 vjeçe, banuese në Tiranë,
N.Z, 30 vjeçe, banuese në Tiranë
Arrestimi i tyre u bë pas nje hetimi nje mujor nga seksioni i trafiqeve te paligjshme,ku nga ky hetim ka rezultuar se shtetasja A.Sh në lokalin e saj me vendndodhje në teritorin e njësisë administrative Bërzhite ka krijuar kushtet duke vendosur në dispozicion ambientet për kryerjen e prostitucionit, kundrejt pagesës 3000-5000 lekë të rinj.
Kjo shtetase dyshohet të kishte rekrutuar në rolin e punonjëseve (kamariere) dy vajza të moshës 24 dhe 30 vjeç të cilat dyshohen se kryenin prostitucion në ambientet e një godine ku ajo banon dhe ushtron aktivitetin “Bar restaurant” njekohësisht.
Në kuadër të ketij hetimi u bë e mundur të kapen në flagrancë shtetasit A.H dhe S.H duke kryer prostitucion në ambjentin e përshtatur, në brendësi të lokalit të shtetases A.Sh.
Po kështu në këtë lokal rezultoi të ushtronte prostitucion dhe shtetasja N.Z.
Në kuadër të këtij operacioni u sekuestruan:
•godina Bar – Restorant, Hotel në pronësi të shtetases B.Sh.,
• 4 aparate telefonik
• 3.953.400 lekë te reja
• 2300 Paund,
• 3390 Euro
• 50 Dollar Australian.
Materialet proceduriale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë për hetime të mëtejshme.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/