Si nisi skandali i fotos Rama-Obama, zbardhet denoncimi i kongresmenit amerikan

Si nisi skandali i fotos Rama-Obama, zbardhet denoncimi i kongresmenit amerikan

66
0
Shares

Është zbardhur plotësisht denoncimi që kongresmeni Rohrabacher ka bërë tre vjet më parë në qershorin e vitit 2013 pranë zyrës së Prokurorit Federal, të Shteteve të Bashkuara, Eric Holder dhe Kryetarit të Komisionit Federal të Zgjedhjeve për foton e Ramës me Presidentin Obama.

Denoncimi para drejtësisë amerikane i kongresmenit, Dana Rohrabacher është bërë në qershorin 2013, ndërsa pranimi i krimit nga Bilali është bërë vetëm përpara një jave dhe hetimi vazhdon, ndërsa pritet që vendimi të jepet në tetor.

“Edi Rama, kandidat i Partisë Socialiste për Kryeministër të Shqipërisë, ka promovuar shpesh një foto të vetes me Presidentin Barak Obama, me shpresën se kjo do ta ndihmojë atë të fitojë zgjedhjet e 23 qershorit. Çështja është se fotoja mund të jetë rregulluar me ndihmën e një kontributi të madh fushate, që pretendohet të jetë bërë nga një shqiptar i Nju Xhersit.

Është raportuar se, Bilal Shehu dhe gruaja e tij kanë blerë dy bileta 40 000 dollarëshe te një mbledhës fondesh për Fondin e Fitores së Obamës 2012, të mbajtur në mbrëmjen e 8 tetorit 2012. Gruaja nuk mori pjesë dhe biletën e saj e përdori zoti Rama për të pasur mundësinë të pozojë me Presidentin Obama. Është supozuar në shtyp se 10 mijë dollarë nga paratë e biletave ishin për të siguruar foton”, thuhet në denoncimin e kongresmenit amerikan, cituar sot nga RD.

“Zoti Shehu është një shofer limuzine, i cili raportohet se nuk ka dhënë kurrë më parë para për një fushatë. Është e dyshimtë nëse familja Shehu mund të ketë ofruar të paguajë 80.000 dollarë për të marrë pjesë në një ngjarje të fushatës, apo për të fluturuar nga shtëpia e tyre në Nju Xhersej, për në Kaliforni. Nga erdhën këto para?

Shtetas të huaj si Rama e kanë të ndaluar të kontribuojnë në fushatat zgjedhore të SHBA-ve, dhe pastrimi i parave përmes kontributeve të fushatës nëpërmjet dikujt tjetër përbëjnë krim. Që këto financime të dyshimta mund të jenë pjesë e një skeme për të ndikuar rezultatin e zgjedhjeve në Shqipëri, një aleate e NATO-s, e bën këtë një çështje të vlefshme për hetim.

Ligjet elektorale në të dy vendet, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Shqipëri, mund të jenë shkelur. Të paktën, popullit shqiptar i është servirur një foto që është tërësisht e rreme. Të sajosh një lidhje me Presidentin Obama është mashtrim. Nëse janë përdorur financime të huaja për të bërë këtë foto, do të thotë se ligjet amerikane janë shkelur. Nëse kjo foto është përdorur për të sajuar një lidhje të vazhdueshme, mbi popullin e Shqipërisë po kryhet një mashtrim”.

Kongresmeni amerikan ngre një sërë pyetjesh lidhur me praninë e Ramës në darkën e 8 tetorit.

“A ka pasur ndonjë fshehtësi në lidhje me shmangien ndaj ligjeve elektorale të Shteteve të Bashkuara në këtë rast? Nga erdhën paratë për blerjen e biletave për aktivitetin e mbledhjes së fondeve elektorale? Si arriti zoti Shehu nga Neë Jersey në Kaliforni për të marrë pjesë në këtë aktivitet? Çfarë bënte një politikan i spikatur i huaj në një aktivitet grumbullimi fondesh elektorale, pjesëmarrja në të cilin atij i ndalohet me ligj? Unë do të kërkoja që një hetim të plotë dhe të menjëhershëm për këtë çështje. Po ja dërgoj këtë kërkesë Prokurorit të Përgjithshëm Eric Holder dhe kryetarit të Komisionit Federal të Zgjedhjeve”, përfundon denoncimi që kongresmeni Dana Rohrabacher bëri për foton e Ramës me Obamën.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY