Reforma në Drejtësi, Merkel takon dy herë Ramën, enigmë porosia

Reforma në Drejtësi, Merkel takon dy herë Ramën, enigmë porosia

46
0
Shares

Pavarësisht se ka qenë takim i më i rëndësishëm i NATO-s në dy vjet, kancelarja gjermane ka gjetur kohë ti kushtohet reformës në drejtësi në Shqipëri. Burime të gazetës Panorama i kanë deklaruar se Merkel ka zhvilluar dy takime me Kryeministrin Edi Rama gjatë Samitit dhe në dy takimet ëhstë folir për reformën në drejtësi.

Takimi i parë është zhvilluar pas darkës së mbrëmshme të liderëve, kurse takimi i dytë sot në mjediset e Samitit, shkruan Panorama.

Berlini po e ndjek me avancimin e reformës. Një delegacion parlamentar gjerman ishte në Tiranë pak ditë më parë. Kryetari i delegacionit që është njëhkosisht edhe kryetar i komisionit për Çështje Europiane në Bundestag, Gunther Krichbaum deklaroi se reforma ka nevojë për kompromis që të sigurojë një drejtësi të pavarur.

“Nuk duhet humbur durimi opozita dhe qeveria te gjejne nje kompromis. Nese nuk gjendet kompromis reforma nuk do jape drejtesi te pavaruar. Kjo eshte e qarte per procedurat e perzgjedhjes per keshillat e larte por me rendesi edhe ne nje faze te mevonshme kur keto keshilla marrin vendim me vone”, u shpreh Krichbaum.
Për deputetin gjerman, një vend ku qeveria ushton ndikim mbi drejtësinë nuk mund të jetë në BE. Po kështu ai “garantoi” se BE nuk do të pranojë një vend me strukturë kriminale dhe të korruptuar.
“Nje vend ku qeveria ushtron ndikim ne drejtesi nuk eshte vend i BE. Me rendesi qe me kete reforme te garantohet drejtesi e pavarur. Per mua kane mbetur disa detaje qe duhen sqaruar por mendoj qe palet e perfshira te jene te ndergjegjeshme. Mu krijua pershtypja se njerezve u ka ardhur ne maje te hundes nga korrupsioni dhe krimi. Korrupsioni prek dhe gjymton drejtesine dhe te varferit. Po jua jap sot me firme dhe vule se BE nuk do pranoje nje vend me strukturat kriminale dhe korrupsionin e përhapur”, vijoi deputeti gjerman.
Në fund të deklaratës Krichbaum apeloi se është qeveria ajo që duhet të marrë kontakt dhe të gjejë dakrodësinë me opozitën.
“Eshte detyre e qeverise qe te marre kontakt me opoziten dhe te gjeje voten pasi rendesi ka data qe po afron. Pra fjalia lapidare eshte qe pa kompromis politik smund te kete drejtesi te pavarur”, ripërsëriri Krichbaum apelin e tij.

Merkel është angazhuar personalisht për nxitjen e integrimit në Bashkimin Evropian të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe të Shqipërisë si pjesë e rajonit. Zyrtarë të lartë gjermën deklaruan në Tiranë se nëse reforma dështon Shqipëria rrezikon statusin.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY