Rama deklaron nga Polonia: Po zhvillojmë planin B

Rama deklaron nga Polonia: Po zhvillojmë planin B

55
0
Shares

Kryeministri Edi Rama nuk ka folur për negociata të mundshme me opozitën lidhur më dakordësimine pritshëm për paragrafin 88 të Venecias që lidhet me zgjedhjen e drejtuesve të institucioneve kryesore të sistemit të drejtësisë.

Nga Varshava, ku po merr pjesë në zhvillimet e Samitit të NATO-s, si kryesues i delegacionit të nivel të lartë shqiptar, Kryeministri Rama tha se në lidhje me reformën ën drejtësi po vijohet me planin B.

“Jemi në zhvillim të planit B që është ecja përpara me draftin në Parlament”, u shpreh Kryeministri.

Kryeministri ka premtuar në Samit se Shqipëria do të dyfishojë praninë e saj në Afganistan duke dërguar atje edhe një kompani tjetër.

Po gjatë bisedës me mediat Kryeministri ka komentuar edhe vizitën që Ndihmës sekretarja amerikane e Shtetit, Victoria Nuland,do të zhvillojë nesër në Tiranë. “Kjo vizitë tregon rëndësinë që i kushton Shtëpia e Bardhë reformës në drejtësi”, tha ai.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY