Policia bashkiake e Tiranës, të mbështetur nga punonjës kanë kontrolluar sot biznesin e Altin Bamllarit dhe dy ortakëve të tij. Bamllari para pak ditësh denoncoi dhunën e ushtruar nga policia ndaj tij, ndërsa sot bashkiak ka shkuar për ti mbyllur biznesin sipasnij, me arsyetimin se “janë ankuar banorët”.
STATUSI I PLOTE
“Shteti ne mësymje E dini ndaj kujt? Ndaj biznesit. Viti ’45, O ZOT! Enveri eshte ngjallur.
Po na mbyllin zemren e biznesit, Njesine Qendrore te Prodhimit. Aty ku kemi investuar mbi 1,5 milion Euro; aty ku pergatisim ushqimin per 15 njesi te tjera. Duan te na mbyllin aktivitetin nga ku varen direkt 8 kontrata me shoqeri te huaja dhe 150 furnitore. Biznesin ku jane te punesuar 275 punonjes.
Dhe e dini si?
S’kanë ku të kapen dhe ia nisën nga depozita e ujit, ujit qe s’na e sollën kurrë. Po na rrëmbejne gjeneratorin, atë qe na jep energjinë e munguar; Po na shkulin bombulat e gazit, te gazit qe s’erdhi njëherë nëpër tuba bashkie.
Të gjitha të certefikuara me leje mjedisore, te gjitha me taksa bashkie te paguara me cmime te imponuara.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/