Ku mund të kërkosh strehim dhe arratisje nga bota? Te feja? Familja? Një varkë gjigante e ngjashme me Arkën e Noes është ndërtuar së fundmi në Kentaki, që supozohet të përdoret nga disa njerëz që kërkojnë të mbrojnë veten e tyre nga presionet e padëshiruara kulturore.
Një grup të krishterësh të cilët besojnë se çdo fjalë e Biblës është e vërtetë, kanë prerë shiritin në Arkën e Noes, një imitim 510 metra i gjatë që ka kushtuar më shumë se 100 milionë dollarë për t’u ndërtuar.
Arka e Noes është ndërtuar në Kentaki, rreth 20 milje në jug të Cincinnatit nga australiani Ken Ham. Projekti për ndërtimin e saj kishte nisur që në vitin 2010 dhe nuk është pritur mirë nga kritikët. Arka e Noes është ndërtuar duke u bazuar në dimensionet biblike, ku në brendësi të saj gjendet skena biblike dhe dinozaurë të vegjël.
Për projektuesin Ham, Arka e Noes është një dëshmi se tregimet e Biblës janë të vërteta. Arka e Noes mbetet një nga misteret më të pazgjidhura deri më sot. Sipas traditës biblike, Arka kishte përmasa gjigande për kohën e vetë dhe u ndërtua nga Noe, pas urdhrit të Zotit, për të shpëtuar familjen e tij dhe një numër të vogël kafshësh të ndryshme, nga përmbytja që do të vinte më vonë.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/