Policia e Korçës bën me dije se gjatë ditës së sotme në Urgjencën e Spitalit Korçë është çuar nga familjarët e tij, trupi i pajetë i shtetasit D. Xh rreth 60 vjeç, banues në fshatin Drenovë.
Nga të dhënat paraprake, si edhe nga deklarimet e familjarëve të tij dyshohet se ky shtetas, ka qenë duke prerë dru në mal dhe aksidentalisht ka rënë nga një lartësi, ku për pasojë ka gjetur vdekjen. U ngrit grupi hetimor për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/
loading...
Loading...