Kishte ardhur në Sarandë për pushime tek gjyshja, zhduket 15-vjeçarja

Kishte ardhur në Sarandë për pushime tek gjyshja, zhduket 15-vjeçarja

48
0
Shares

Një vajzë e mitur e cila kishte ardhur nga Greqia për pushime në Sarandë, rezulton e zhdukur prej 24 orësh.

Izarua Kulla, 15 vjeç qëndronte në shtëpinë e gjyshes sëbashku me dy motrat e saj, por prej ditës së djeshme nuk ka asnjë shenjë. Pas vënies në dijeni të largimit të vajzës së tyre, prindërit kanë ardhur me urgjencë nga Greqia dhe kanë bërë denoncimin në komisariatin e policisë.

Nëna e 15 vjeçares u shpreh se nuk është dijeni nëse vajza është larguar me dëshirë apo e kanë rrëmbyer. “Qëndronte tek gjyshja, nuk e dimë nëse është larguar me dëshire apo e kane rrëmbyer. Kemi ardhur urgjentisht nga Greqia. S’kemi asnje shenje te saj. Nuk na shkon mendja asgjekundi”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY