Është identifikuar sot gruaja e cila u gjet e mbytur në lumin Drin i Zi në fshatin Zall dardhë të Dibrës.
Trupi i pajetë i përket 47-vjeçares Marjeta Çera, nga fshati Trokaj i rrethit Dibër, banuese në Tiranë.
Identifikimi është bërë nga familjarët e viktimës. Ekspertiza mjeko-ligjore ka konstatuar se shkaku i vdekjes ka ardhur si pasojë e vetëmbytjes në lumë. Viktima ka pasur shenja depresioni kohët e fundit.
Trupi i pajetë i Ceres u gjet paraditen e djeshme në lumin Drin. Mësohet se një çoban i zonës së Zallë Dardhës i ka telefonuar sallës operative të Policisë Peshkopi. “Në mes të Drinit dalloj trupin e një njeriu”, ka pohuar bariu i cili ka qëndruar në brigjet e Drinit deri në momentin kur aty kanë mbërritur oficerë të Policisë Gjyqësore e prokurorë të Dibrës.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/