Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në zyren e tij sot ka pritur Bekim Bashën, fituesin e medaljes së argjendtë në Kampionatin Botëror të karatesë.
Basha vleresoi Bekimin17 vjeçar , i cili arritipërmbushë qëllimin e tij dhe të ngrejë flamurin shqiptar mes 54 shteteve të botës që morën pjesë në kupën e botës zhvilluar në Kroaci.
Kreu i PDsë, theksoi më tej, domosdoshmërinë e mbështetjes së talenteve të sportit si Bekimi, “të cilët ndonëse jashtë vëmendjes mediatike dhe të qeverisë kanë shkëlqyer në kompeticione ndërkombëtare duke ngritur lart emrin e Shqipërisë dhe flamurin kombëtar e duke u nderuar me medalje”
Sipas Bashës, mbështetja e tyre financiare, krijimi i kushteve për stërvitjen e tyre do të jetë prioritet i Partisë Demokratike. “Qeveria nuk mund të investohet vetëm për të përfituar nga suksesi i sportistëve tanë”, tha Basha
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/