Dëshmia: Pagova 150 mijë euro për transferimin e prokurorit. Reagon Adriatik Llalla

Dëshmia: Pagova 150 mijë euro për transferimin e prokurorit. Reagon Adriatik Llalla

60
0
Shares

Prokuroria e Përgjithshme ka bërë një reagim lidhur me përgjimet ku kreu i një bande të trafikimit të drogës (Jurgen Molla) fliste për një pagesë prej 150 mijë euro për transferimin e një prokurori.

Biseda e përgjuar e Jurgen Mollës është e dhjetorit të vitit 2015, kohë kur u bë transferimi i ish-Prokurorit të Krimeve të Rënda Anton Martini në Prokurorinë e Shkodrës.Në reagimin e Prokurorisë thuhet se, hetimi për operacionin “Ballkani” është zhvilluar fillimisht nga Martini, i cili më pas u transferua në Shkodër me kërkesë të tij, kërkesë e cila është dorëzuar në shtator 2015. Por theksohet se prokurori nuk kishte në hetim çështjen për të cilën Molla flet në përgjim.

“Sa i përket personit, për të cilin pretendohet se është paguar një shumë e caktuar parash për “lëvizjen e prokurorit”, Prokuroria e Përgjithshme sqaron se Anton Martini nuk ka qenë prokuror i asaj çështjeje”, thuhet në reagim.

Sqarimi i Prokurorisë së Përgjithshme:

Se pari: Prokurori Anton Martini është transferuar ne drejtim te Prokurorisë se Shkodrës, me kerkesen e tij, administruar pranë Drejtorisë se Burimeve Njerëzore dhe Inspektimit, ne muajin Shtator 2015. Procesi i transferimit te tij përfundoi ne Dhjetor 2015, pasi u shqyrtua fillimisht nga Këshilli i Prokurorisë;

Se dyti: Prokurori Anton Martini nuk ka qene prokuror i çështjes, për te cilën pretendohet se janë paguar para për largimin e tij nga ky hetim;

Se treti: Operacioni “Ballkan”, finalizuar pak dite me pare, është një nder me te suksesshmit ne luftën kundër trafikut te lendeve narkotike. Ky hetim është zhvilluar ne konspiracion te plote dhe bashkëpunim efikas, i shoqëruar me arrestimin e thuajse te gjithë personave te përfshirë, nder ta te dyshuarit si organizatore, financues dhe transportues te trafikut te lendes narkotike.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY