Biznesmenët e trafikut të kokainës, makina luksi dhe kontrabandë nafte

Biznesmenët e trafikut të kokainës, makina luksi dhe kontrabandë nafte

60
0
Shares

Të arrestuarit e grupit të trafikut të kokainës i përkisnin një grupi që drejtohej prej biznesmenësh të fushës së ndërtimit me një pasuri prej 17 milionë eurosh.

Një prej tyre është Jurgen Molla, bashkëpronar në firmën e ndërtimit “Molla sh.p.k.”, nën emrin e së cilës është ndërtuar një kompleks pallatesh në zonën midis Yzberishtit dhe Kasharit.

“Ky shtetas rezulton nga hetimi se ka pasur në përdorim vazhdimisht mjete luksoze, si automjete tip fuoristradë ‘Porch Cayen’, ‘Audi A6’, ‘BMË X6’ etj.”, thuhet në dokumentin e Policisë së Shtetit, cituar sot nga gazeta Panorama.

Bëhet me dije gjithashtu se në bashkëpunim me shtetas të tjerë, ata janë marrë me kontrabandë nafte dhe trafik mjetesh motorike gjatë viteve të embargos së naftës ndaj ish–Federatës Jugosllave.

Gjithnjë referuar materialit të Policisë së Shtetit, në vitin 2009 ata kanë filluar të merren me ndërtimin e pallateve, fillimisht në qytetin e Lezhës.

“Pas vitit 2010, vëllezërit Molla janë shpërngulur në Tiranë, ku kanë filluar ndërtimin e një blloku pallatesh në zonën e Kasharit. Dyshohet se kanë investuar në fushën e ndërtimeve mbi 10 milionë euro. Shtetasi Anest Koromani dyshohet se ka investuar para në pallatet që ndërton firma ‘Molla sh.p.k.’.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY