Një prej komentatorëve të medias Kastriot Myftaraj mendon se biznesmenët që u arreëstuna përgjatë aksionit policor kundër trafikut të kokainës ditët e fundit janë biznesmenë të LSI dhe se arrestimet janë presion mbi Metën për të votuar reformën në drejtësi.
“Të jesh biznesmen pranë LSI-së është bërë një lojë praktikisht më e rrezikshme se ruleta ruse (të shkrepurit në kokë të një pistolete me një fishek në mulli, pasi e ke rrotulluar mullirin).
Me ruletën ruse rreziku është një në gjashtë raste.
Për biznesmenët pranë LSI-së, loja me rrezikun është bërë si ruletë ruse me dy fishekë në mulli. Dhe e gjithë kjo para miratimit të reformës në drejtësi.
Se pas saj…
Vetë votimi për reformën në drejtësi do të jetë për kryetarin e LSI-së një lojë e llojit ruletë ruse me pesë fishekë në mullirin me gjashtë vende të pistoletës.
Do të thoni ju, biznesmenët e LSI-së merren me punë të pista, trafiqe etj.
Edhe ata të PS-së merren por po e pësojnë vetëm këta të LSI-së”, shkruan Kastriot Myftaraj.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/