VJEDHJA NE RINAS/“Ky është një informacion kofidencial”

VJEDHJA NE RINAS/“Ky është një informacion kofidencial”

78
0
Shares

Përplasje të forta kanë ndodhur sot mes policisë dhe autoriteteve të Rinasit në mbledhjen e parë e Komitetit të Sigurisë Kombëtare të Aviacionit Civil pas vjedhjes së milionave euro.

Përplasja ka ndodhur mes zyrtarëve civilë dhe atyre të policisë për të transferuar përgjegjësinë nga një palë tek tjetra, ndërkohë që ende nuk ka një deklaratë zyrtare lidhur me sasinë e parave të vjedhura dhe bankat apo kompanitë e sigurimit të dëmtuara nga kjo vjedhje.

Ka disa shifra që kanë dalë nga policia ashtu sic ka disa minuta të ndryshme kur është lajmëruar policia pas grabitjes.

Në mbledhjen e drejtuar nga kreu i Aviacionit Civil, Aleksandër Lipivani kanë marrë pjesë zëvendësministri i Transporteve Bahri Shaqiri, drejtori i përgjithshëm i policisë Haki Çako, ai i Kufirit Genc Merepeza, një sërë funksionarësh të lartë publikë si dhe drejtori ekzekutiv i Aeroportit, Rolf Castro Vasquez.

Por në përfundim të mbledhjes asnjë nga pjesëmarrësit nuk ka pranuar të bëjë publike se çfarë është diskutuar në mbledhje, pasi sipas tyre kjo është konfidenciale. Më poshtë është një dialog i transmetuar nga tch

TCH: Zoti Vasquez, kush është përgjegjës për thyerjen e sigurisë në aeroport?

Rolf Castro Vasquez: Ky është një diskutim konfidencial, por ne do t’ju vëmë në dijeni për çfarë na lejohet shumë shpejt, sapo të jetë e mundur.

TCH: A mendoni se TIA ka përgjegjësi për atë që ka ndodhur?

Rolf Castro Vasquez: Po e përsëris, ky është një informacion konfidencial, por shumë shpejt ne do kemi përgjigje të vërteta për ju.

TCH: A keni marrë masa shtesë sigurie në aeroport pas grabitjes?

Rolf Castro Vasquez: Sigurisht.

TCH: Çfarë masash keni marrë?

Rolf Castro Vasquez: Nuk dua të diskutoj për këtë në publik.

TCH: Si janë marrëdhëniet tuaja me policinë?

Rolf Castro Vasquez: Të mira.

Ndërsa burime nga grupi hetimor thanë për Top Channel se hetimet e grabitjes në Rinas po vazhdojnë me sekuestrimin e kamerave të sigurisë në disa biznese përgjatë autostradës Tiranë-Durrës, pasi ka dyshime se grabitësit pasi janë larguar nga vendngjarja kanë udhëtuar me një furgon mallrash, gjurmët e të cilit u panë për herë të fundit në fshatin Laknas.

Asnjë zyrtar i rëndësishëm nuk është marrë nën hetim për vjedhjen e cila është skandali më i rëndë në 25 vitet e fundit jo për shumën e madhe të parave të grabitura por për vendin më të sigurtë në Shqipëri ku ato u grabitën.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY