Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka zhvilluar sot një takim pune me drejtues të ZRPP, AKPP, ALUIZNI, Noterisë, etj.
Në këtë takim me një gjuhë të ashpër, ministri i ka vënë para përgjegjësisë drejtuesit e këtyre institucioneve, duke ju kërkuar korrektësi dhe respektim afatesh në shërbimet ndaj qytetarëve.
Duke e konsideruar zvarritjen si mundësi abuzimi e korrupsioni, Manjani ka lënë aftin e fundit, 1 shatorin, për kthimin përgjigjeve të prapambetura për të gjitha praktikat. Nw rast moszbatimi të këtyre detyrimeve, Manjani ka paralajmëruar shkarkime në rast mos dhënie zgjidhje praktikave të prapambetura.
“Tërheq vëmendjen për më shumë bashkëpunim ndërinstitucional. Arroganca, zvarritja dhe moskomunikimi janë të papranueshme. Zgjatja e procedurave janë korrupsion. Maksimumi deri ne 1 shtator të jenë evaduar të gjitha praktikat e vjetra. Zbatimi i vendimeve gjyqësore është i pa diskutueshëm. Kush guxon të mos zbatoj vendimet është i shkarkuar!”, paralajmëroi ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/