SHËNIM/ Pse dyshoj se grabitja e Rinasit nuk mund të zbardhet…!

SHËNIM/ Pse dyshoj se grabitja e Rinasit nuk mund të zbardhet…!

43
0
Shares

Artur Bego

Për çdo ditë nga një video shpërndahet nëpër media. Çdo video është një kënd-regjistrimi më vete, aq sa duket si seri më vete e një seriali. Një TV ka publikuar një tjetër video se si për 10 minuta, aq sa i duhej për “të mbaruar punë”, “Benz”- është fiksuar të lëvizë dy herë (vajtje – ardhje) para një lokali.
Të gjithë e dimë tashmë, se si hyri “Benz” në pistën e Rinasit, si doli, nga shkoi, si u dogj dhe si u arratisën grabitësit, por vetëm kaq. Policia veç “film serialit” që po “realizon”, ende nuk ka një emër autori… Se sa për fytyrë, as që bëhet fjalë.
Të mbledhura andej këndej nëpër kamera sigurie “të harruara” edhe nga ata që vetë i kanë montuar, çdo fragment servilet si “sukses”, a thua jemi keq për këtë, se cila kamer “e kapi” “Benz”-in.
Në qoftë se policia e ka këtë mënyrë “pune” si përpjekje për të na bindur se “po punon”, nuk është në drejtimin e duhur…
Historikisht në mediat shqiptare janë trafikuar dosje e fakte “ekskluzive” të ngjarjeve të ndryshëm e të rënda…, sa herë që këto ngjarje nuk kanë dashur apo nuk kanë mundur ti zbardhin… Ndaj dyshoj se kjo ngjarje mund të zbardhet, sidomos pas tentativës së dyshuar të policisë për eliminimin fizik të Klodian Çypit,të zgjedhurit për faturimin e grabitjes. Kjo alibi tashmë ka rënë…, ose policia duhet të zgjedhë dikë tjetër për ta vrarë e pastaj ta identifikojë si “grabitësin e Rinasit”.
Ky dyshim përforcohet edhe më shumë, kur edhe debatet për përgjegjësitë institucionale të ruajtjes së aeroportit të Rinasit reshtën, por ende përgjegjës nuk kemi…

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY