Qafë Morinë, sekuestrohen cigaret kontrabandë, ndalohet poseduesi i mallit dhe një doganier

Qafë Morinë, sekuestrohen cigaret kontrabandë, ndalohet poseduesi i mallit dhe një doganier

78
0
Shares

Njësia e Antikontrabandës dhe Drejtoria e Hetimit në Doganë zbuluan dhe sekuestruan mbrëmjen e së enjtes një sasi cigaresh kontrabandë të markave “Trokadero” dhe “Ronson”, në një furgon që transportonte mallra nga Kosova në Shqipëri.
Për pasojë u ndaluan poseduesi i mallit, shtetasi E. K., për veprën penale “Kontrabandë me mallra që paguhet akcizë”, si dhe doganieri B. Ç., për “Shpërdorim detyre”.
Bllokimi i cigareve kontrabandë u bë të enjten. Grupi i Antikontrabandës i stacionuar në aksin Qafë Morinë  – Tropojë ushtroi kontroll në furgonin me targë AA 967 MG dhe konstatoi sasinë e cigareve të padeklaruara nga ky shtetas tek autoritetet doganore në Qafë Morinë.
Gjithashtu, në vijim të hetimeve të kryera lidhur me këtë rast, rezultoi se doganieri Bilbil Çuni nuk kishte ushtruar kontroll në mjet, duke shpërdoruar kështu detyrën, parashikuar nga Neni 248 i Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY