Pasioni për deputetin, gjobitet 800 mijë lekë fermeri i Peqinit

Pasioni për deputetin, gjobitet 800 mijë lekë fermeri i Peqinit

126
0
Shares

Një banor i Peqinit është dënuar me gjobë prej 80 mijë lekësh pasi kërcënoi dhe shqetësoi në telefon deputetin socialist të zonës, Alfred Peza duke i kërkuar këtij të fundit me një ngulmim të cuditshëm të shkonte në Peqin.
vendimi per pezen

Faksimile e vendimit te gjykates

Një numër mesazhesh të nisura nga Roland Uruci, fermer 45 vjec e kanë detyruar deputetin të drejtohej në gjykatë për të hequr qafe pasionantin e madh që i shkruante nga qyteza ku ishte zgjedhur deputet.

Uruci u dënuar për akuzën per Kryerjen e vepres penale te “Përdorimi me keqdashje i thirrjeve telefonike”.

Gjykata, bazuar në kërkesën e të pandehurit per gjykim te shkurtuar, si dhe pasi degjoi edhe mendimin e prokurorit, i cili u shpreh per pranimin e kesaj kerkese, vendosi të pranojë kërkesën e të pandehurit.

Deputeti Alfred Peza, ka kallëzuar në organin e policisë se është shqetësuar disa here gjatë muajve janar, shkurt e mars në numrin e tij të telefonit celular nga një shtetas i paidentifikuar, i cili përdor numrin e telefonit 0693505004.

Nga ky numër telefoni ai i dërgon thirrje dhe sms të shumta me përmbajtje të ndryshme.

Konkretisht, disa prej sms-ve kanë këtë përmbajtje:

”Kemi ftuar Ben Blushin të bëj një libër për të bërat e tua në Peqin’,

“Qëkur arrite në Peqin dhe u zhduke pa lënë gjurmë”,

“Po mir Prenga është përjashtuar nga PS po ti pse të përjashtuan nga Peqini”.

“ Të vuri Dash Sula drunë perse nuk vjen në Peqin” .

Dashin po e shohim çdo javë po ti ku humbe, të ka dale emir te të humburit”.

Nga veprimet hetimore dhe informacioni i ardhur nga kompania Vodafon ka rezultuar se autor i kesaj vepre penale është i pandehuri Roland Ramazan Uruçi, lindur e banues në fshatin Përparim, njesia administrative Peqin.

I pyetur i pandehuri në procesverbalin e datës 08.03.2016 nga oficeri i policisë gjyqësore si dhe më pas si i pandehur ka pranuar faktin duke dhënë deklarime të hollësishme.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY