Ka patur vetëm një deputete të PD që ka komentuar letrën e djeshme të ambasadorit Lu për votimin e reformës në drejtësi me 21 korrik.
Deputetja e PD-së, Mimoza Hajdarmataj, në një prononcim për gazetën Koha Jonë ka shprehur qëndrimin e saj personal lidhur me këtë letër.
“Mendoj se është një mjet komunikimi interesant, por nuk jam e sigurt për efikasitetin e saj. Përpos faktit që unë jam besimtare e fortë e pavarësisë së parlamentarizmit, por dhe disiplinës politike të grupit parlamentar, e shoh këtë letër thjesht një ftesë për bashkëpunim”, ka deklaruar Hajdarmataj.
“Vota është e shenjtë, vota është një shumatore e vullnetit personal, partiak dhe e komunitetit që ti përfaqëson. Deri më tani reforma pavarësisht rëndësisë kombëtare dhe historike që ka, nuk mund të përdoret pafundësisht si pretekst për të zhvendosur vëmendjen e opinionit nga kriza e gjithanshme. Nuk mund të bëjmë kompromis në kurriz të parimeve të rëndësishme, siç është pavarësia e drejtësisë nga ekzekutivi, nga Parlamenti”,theksoi deputetja Hajdarmataj në prononcimin saj për gazetën Koha Jonë. “Do votoj draftin e PD-së”, ka shtuar ajo.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/