Tema e parkimeve ka qenë ndër më të përfolurat këtë javë në qytetin bregdetar të Vlorës jo vetëm që filloi pagesa por edhe për gjobat që po vendosen kundrejt shumave të mëdha prej 45 mijë lekësh (të vjetra). Kjo ka shkaktuar dhe shqetësim të madh në radhët e qytetarëve të cilët e kanë shprehur si në rrjete sociale por edhe në media.
Një prej tyre drejtuesve të automjeteve është shprehur se pasi ka parkuar dhe është rikthyer ka gjetur në xhamin e automjetit një fletë me mbishkrimin TIS PARK dhe brenda saj një fletë gjobë me të dhënat e automjetit. Kjo situatë ka ngritur në këmbë dhe drejtorinë e tatimeve të cilët kanë bërë bllokimin e biletave të kompanisë si dhe verifikimin e gjobave.
Sipas drejtoreshës së Tatimeve Pranvera Resulaj, biletat e shpërndara janë në proces verifikimi pasi dyshohet për shkelje dhe evazion fiskal nga ana e kompanisë private të parkimeve ndërsa për sa i përket gjobave nuk specifikohen në kontratë. Resulaj i bën thirrje qytetarëve mos të paguajnë asnjë gjobë në drejtim të kompanisë private të parkimeve ndërkohë që kjo e fundit rrezikon dhe penalitete nga ana e institucionit të tatimeve.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/