Seksioni i Narkotikëve në drejtorinë Vendore të Policisë së Tiranës, ka finalizuar me sukses operacionin “Seven”, ku në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar edhe 1 kilogramë e 257.8 gramë lëndë e dyshuar narkotike “Kokainë”.
Finalizimi i këtij operacioni u bë pas një hetimi disa mujor në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë ku për shtetasit e lartpërmendur posedoheshin informacione se ushtronin këtë aktivitet të kundërligjshëm. Nga specialistet kundër narkotikëve është bërë e mundur kapja në flagrancë me një sasi lënde narkotike të dyshuar si “kokainë” dhe “canabis sativa” .
Materialet proceduriale iu dërguan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprën penale të parashikuar nga Neni 283/2 i Kodit Penal “Prodhim dhe Shitje të narkotikëve në bashkëpunim” në ngarkim të shtetasve të lart përmendur
Arrestuar
1. Mikel Mitri, 45 vjeç, banues në Tiranë
2. Enea Mitri , 23 vjeç, banues në Tiranë
3. Donjet Zaloshnja, 33 vjeç, banues në Tiranë .
4. Selim Rama, 28 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për disa vepra penale. Neni 283 dhe 236.
5. Aurel Kafeja, 26 vjeç, banues në Tiranë.
6. Indrit Barçi, 26 vjeç, banues në Tiranë.
7. Llazar Buhani, 53 vjeç, banues në Berat.
Sekuestruar
• 1 kilogramë e 257.8 gramë lëndë e dyshuar narkotike “Kokainë”.
• 41.4 gramë lëndë narkotike e dyshuar “Kanabis sattiva”.
• 12.800 euro.
• 15 telefona celularë.
• 3 automjete.
• 2 peshore elektronike.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/