PD ka akuzuar sot kryeministrin Edi Rama, për krimin federal që ai ka kryer në SHBA, duke u bërë pjesë e financimit të paligjshëm të një fushate elektorale, ndërsa ka ripërsëritur kërkesën për origjinën e 80 mijë dollarëve të paguar në këmbim të një foto.
Duke kujtuar se taksisti Bilal Shehu e ka pranuar akuzën, nënkryetari i PD-së, Edi Paloka ka shprehur dyshimet se ato janë para droge ose aktiviteti kriminal, çka e rëndon edhe më shumë pozitën e Edi Ramës në këtë skandal.
Deklarata e plotë e nënkryetarit të PD-së, Edi Paloka
Prej një jave Edi Rama gjendet nën akuzë se ka financuar një krim federal në Amerikë, dhe ai nuk jep asnjë shpjegim.
Bilal Shehu, taksisti i New Jersey e ka pranuar se 80 mijë dollarëshi që ka paguar në fushatën e Obamës, për ti mundësuar Ramës një takim dhe një foto me presidentin amerikan, i ka ardhur nga jashtë. Nga një burim i huaj. Nga Shqipëria.
Edi Rama është nën detyrim të bëjë transparencë, se nga dolën këto para. Kush është burimi i tyre?
Dyshimet janë për para droge ose aktiviteti kriminal, çka e rëndon edhe më shumë pozitën e Edi Ramës në këtë skandal.
Nëse ato janë para droge dhe trafiqesh, paratë e atyre trafikantëve me të cilët Rama erdhi në pushtet, kemi të bëjmë me një krim edhe më të madh, dhe çështja duhet zbardhur sa më shpejt.
Edi Rama është përfituesi i drejtpërdrejtë i 80 mijë dollarëshit që u pagua nga një burim i huaj.
Dhe është ai që duhet të përgjigjet:
Nga vijnë këto para?
Kush është burimi?
Kush është pagatori, kush është ky donator i Edi Ramës?
A janë para të ligjshme, apo të aktiviteteve kriminale?
Sa më shumë struk kokën e nuk përgjigjet për këto pyetje, aq më shumë rëndohet akuza ndaj tij, aq më shumë bëhet e besueshme se Edi Rama financoi një krim federal në Amerikë me para të pista.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/