Donald Lu, takimi i tretë me deputetë të opozitës

Donald Lu, takimi i tretë me deputetë të opozitës

42
0
Shares

Foto ilustruese

Ambasadori amerikan Donald Lu ka vijuar edhe sot me takime me deputetë të opozitës duke kaluar të paktën 20 minuta me deputetin e PD-së, Astrit Veliaj.

Deputeti demokrat ka pranuar për news24 se takimi mes tij dhe ambasadorit amerikan ishte kryesisht për reformën në drejtësi ndërsa ka shtuar se ndau me ambasadorin edhe jetën e tij si biznesmen.

Ai nuk ka treguar nëse ka premtuar votën pro reformës në drejtësi me 21 korrik por para fillimit të takimit ka thënë se vota për reformën nuk duhet kuptuar si votë për Edi Ramën. Sipas news 24 Veliaj ka shprehur dëshirën e tij për të takuar ambasadorin.

Ky është deputeti i tretë i PD i kontaktuar nga ambasadori Lu në harkun kohor të dy javëve. Pak kohë më parë ai u takua me deputetin Astrit Patozi dhe më pas me deputeten Majlinda Bregu.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY