Daçiç i këndon Ramës për ditëlindje: O dielli im

Daçiç i këndon Ramës për ditëlindje: O dielli im

74
0
Shares

Ditëlindja e kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama, 4 korriku, ndodhi që të kremtohej gjatë mbajtjes së Samitit të Ballkanit Perëndimor në Paris. Presidenti francez, François Hollande ka shtruar një darkë mikëpritje për të gjithë kryeministrat e Ballkanit, që ishin pjesë e samitit në Paris.
Në darkën solemne të Samitit, Ivica Daçiç, shef i diplomacisë serbe, i ka bërë një surprizë kryeministrit shqiptar, duke i kënduar një këngë, shkruajnë mediat kosovare, duke cituar ato serbe.
Sipas gazetës serbe “Kurir”, Hollande i ka kërkuar Daçiç që të këndojë një këngë për nder të ditëlindjes së Edi Ramës.
“Kurir” shkruan se “këngëtari ynë kryesor në skenën politike nuk e ka refuzuar kërkesën”. Mësohet se Daçiç i këndoi një këngën “O sole mio” (“O dielli im”) si dhe “Santa Lucia”. Referuar detajeve të nënvizuar nga gazeta serbe, pak para se të niste këngën, ai ka pyetur ku është orkestra?
Pas kësaj performance, Hollande, Merkel dhe Mogherini e puthën dhe e përqafuan Daçiçin për atmosferën e bukur që krijoi.
Megjithatë, kjo nuk është hera e parë që ai i këndon, e aq më tepër kryeministrit shqiptar Edi Rama.
Para dy vjetësh në Beograd, në samitin e Kinës dhe të 16 vendeve të Evropës Lindore e Qendrore, Edi Ramës i ishte kënduar nga i njëjti repertor, pikërisht kënga “O sole mio”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY