Bechetti merr “azil politik”, rrëzohet kërkesa e Shqipërisë për esktradim

Bechetti merr “azil politik”, rrëzohet kërkesa e Shqipërisë për esktradim

44
0
Shares

Fancesko Bechetti nuk do të ekstradohet në Shqipëri për t’u gjykuar në lidhje me akuzat e ngritura ndaj pronarit të Agon Channel. Një gjykatë britanike vendosi sot se Bechetti do të qëndrojë në vend pavarësisht kërkesës së institucioneve shqiptare që ai të kthehet në Tiranë për t’u përgjigjur në lidhje me 3 akuza të ngritura ndaj tij.

Në dosjen e prokurorisë, tashmë janë ngritur tre akuza për pronarin e “Agon Channel”: “vjedhjes duke shpërdoruar detyrën”, “krijimi i skemave mashtruese me qëllim përfitim të paligjshëm të parave” dhe akuza e “pastrimit të parave”.

Sipas prokurorisë dyshohet se përmes transaksioneve të kryera mes tyre, Becchetti arrinte të fshihte edhe taksat dhe pagesat e detyrimeve që arrijnë në 770 milionë lekë.

Argumenti i gjykatës për vendimin lidhej me politizimin e procesit gjë që është hedhur poshtë nga përfaqësuesja e shtetit shqiptar në gjyq.

Bechetti u ndoq nga policia dhe prokuroria shqiptare gjatë zgjedhjeve lokale të vitit 2015. TV Agon Channel ishte kritik ndaj qeverisë dhe publikoi disa skandale që lidheshin me manipulimin e zgjedhjeve lokale nga pushteti.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY