Deputeti Oerd Bylykbashki publikoi sot skemën e propozuar nga PD që mund të sjellë kompromisin për votimin e reformës.
Më poshtë janë shpjeguar të gjitha hapat që përshkruhen për realizimin e kësaj skeme siguruar nga droni.al:
Hapi i parë: Shpallja e vakancave
1- Presidenti i Republikes (alternative: Avokati i Popullit) shpall vakancat per 12 vende per komisionere te vetingut, antare te Komisioneve te Perkoheshme te Kualifikimit
Kriteret per aplikim parashikohen ne Kushtetute dhe ligj dhe jane te publikuara.
Ne perfundim te afatit, Presidenti i percjell dosjet e aplikimeve Gjykates Kushtetuese.
Hapi i dytë: Vlerësimi dhe vetingu
Kryetari i Gjykates Kushtetuese perzgjedh me short 3 antare te Gjykates Kushtetuese qe do te bejne vleresimin e kandidateve ne perputhje me kriteret , perfshire ato per integritetin e kandidateve.
Formohet Paneli i Vleresimit prane Gjykates Kushtetuese (PV).
Perfaqesuesit e Operacionit Nderkombetar te Monitotimit i bashkengjiten PV si “rojtar te transparences”, sic rekomandon Komisioni i Venecias.
Paneli i Vleresimit shqyrton secilen dosje sipas kritereve ligjore, perfshire te dhenat mbi integritetin e kandidateve.
Shqyrtimi behet mbi prova dhe fakte dhe kandidatit i jepet mundesia te faktoje permbushjen e kushteve dhe kritereve.
Nese nje kandidat nuk ploteson kushtet, rrezohet.
Vezhguesit nderkombetare kane akses te plote ne te gjithe dokumentacionin.
Hapi i tretë: Vlerësimi dhe vetingu
Kunder vendimit te Panelit te Vleresimit mund te behet kerkese per rivleresim perpara Gjykates Kushtetuese e cila merr vendimin final per kandidaturen.
Ne perfundim te procesit te shqyrtimit te kandidaturave, Kryetari i Gjykates Kushtetuese dergon ne Kuvend kandidatet e verifikuar dhe qe plotesojne te gjitha kriteret.
Hapi i katërt:përzgjedhja e kandidatëve
Kuvendi ngre nje komision parlamentar ad hoc me 12 antare, ku 6 anetare jane nga mazhoranca dhe 6 jane nga opozita.
Komisioni zgjedh pa debat 12 kandidaturat qe do t’i paraqiten Kuvendit per miratim.
Cdo anetar i komisionit ad hoc ka vetem nje vote dhe mund te votoje vetem per nje kandidature.
Votimi eshte i FSHEHTE dhe elektronik.
Te 12 anetaret votojne ne te njejtin moment.
Anetareve u shfaqet lista e kandidateve e plote dhe ne te njejten kohe.
Nje kandidat nuk mund te votohet nga me shume se nje anetar i komisionit.
Sistemi elektronik garanton qe kur nje anetar i komisionit zgjedh nje kandidature, kjo e fundit nuk mund te zgjidhet nga nje anetar tjeter.
Ne perfundim te votimit, sistemi shfaq listen e kandidateve te perzgjedhur.
Lista zyrtarizohet.
Hapi i pestë: Votimi
Lista i paraqitet per votim Kuvendit ne seance plenare.
Kuvendi ben votim miratues apo refuzues per te gjithe listen, pra lista votohet ne bllok dhe nuk votohet cdo kandidat.
Cdo deputet ka vetem nje vote.
Votimi behet me shumice te cilesuar per t’i dhene legjitimitet me te madh listes.
Hapi i gjashtë: Përsëritja e votimit
NESE lista rrezohet ne votim, rifillon faza e perzgjedhjes nga komisioni (hapi4) me te njeten liste kandidatesh sipas hapit 3.
Komisioni ad hoc perserit proceduren e perzgjedhjes.
Votimi i dyte apo i trete kryhet me nje mazhorance me te ulet. Kjo garanton qe procesi nuk bllokohet dhe nuk ka nevoje per mekanizem te jashtem zhbllokimi.
Përfundimi i procesit:
Ne perfundim te procesit te votimit, Kuvendi shpall 12 anetaret e KPK te cilet marrin detyren sipas ligjit.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/