Zvicër, ekzekutohet me tre plumba në shtëpinë e tij 32-vjeçari shqiptar

Zvicër, ekzekutohet me tre plumba në shtëpinë e tij 32-vjeçari shqiptar

46
0
Shares

Një shtetas kosovar është vrarë në Zvicër nga një italian. Ngjarja ka ndodhur në komunën e Winznaut, në kantonin gjermanishtfolës të Solothurnit. Behet fjalë për 32-vjeçarin shqiptar Arben Gashi, nga fshati Nekoc i Drenasit, i cili besohet se është vrarë gabimisht, pasi në shtëpinë e tij më herët kishte jetuar një serb, i cili mësohet të ketë pasur probleme me italianin.

Gashi është vrarë me tre plumba, ndërsa ishte duke u larë në banjë, teksa autori i vrasjes ka menduar se aty ndodhej serbi me të cilin ai kishte probleme. Italiani, i moshës 38-vjeçare, është arrestuar nga policia, dhe e ka pranuar vrasjen, e cila ka ndodhur në pasditen e 4 korrikut. Policia tani është në kërkim edhe të një personi, që besohet të ketë qenë pjesë e vrasjes.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY