Arrestohet në flagrancë autori i dyshuar i plagosjes së ndodhur gjatë ditës së djeshme. Efektivat e Komisariatit së Policisë Tropojë, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit, Zef Pepkolaj, 55 vjeç, banues në fshatin Rajë, Tropojë, me detyrë punonjës Policie në Komisariatin e Policisë Tropojë.
Arrestimi i shtetasit u bë pasi gjatë ditës së djeshme për motive të dobëta, konflikt çasti, ka qëlluar me armë zjarri kushëririn e tij, shtetasin Sokol Pepkolaj, 54 vjeç, banues në fshatin Rajë, Tropojë.
I plagosuri ndodhet në Spitalin e Tropojës, jashtë rrezikut për jetën.Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tropojë, për veprën penale “Vrasja me dashje, mbetur në tentativ”, parashikuar nga neni 76 e 22 i K.Penal.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/