Gazeta serbe Blic: Cili është Edi Rama i vërtetë?

Gazeta serbe Blic: Cili është Edi Rama i vërtetë?

74
0
Shares

Gazeta Blic e Beogradit i ka krahasuar disa deklarata të Kryeministrit të Shqipërisë dhënë në periudha të ndryshme kohore, transmeton Klan Kosova.

Blic shkruan:

Ithtar i Shqipërisë së Madhe, mik i sinqertë i Serbisë, Europeist i pasionuar… Cili është, në të vërtetë, Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama?

Në fillim të qershorit, Rama kishte deklaruar në Prishtinë: “Shqipëria dhe Kosova janë një vend, një popull dhe një ëndërr e përbashkët”.

Është e qartë se këto fjalë ia kishte dedikuar publikut vendor, sidoqoftë ato ishin futje e gishtit në sy të Serbisë dhe Europës..

Qindra kilometra më larg, në ndonjërën prej kryeqendrave europiane, Ramës nuk do t’i shkonte ndërmend të thoshte diçka të tillë.

Në Bruksel, Berlin ose Paris, në vend të tregimit për Shqipërinë e Madhe ai e përmend bashkimin vetëm nën ombrellën e BE-së.
blic

Rama provokoi edhe pas ndeshjes futbollistike mes Shqipërisë dhe Serbisë dhe dronit të famshëm mbi stadium.

“Nuk e di pse serbët hidhërohen për shkak të dronit. Ne nuk do të hidhëroheshim”.

Mirëpo, para dy ditësh në Konferencën për Ballkanin në Paris, ai e përshëndeti kolegun e tij Aleksandar Vuçiq me dashamirësi shumë më të madhe seç e lejon praktika diplomatike.

Shtrëngim i gjatë i duarve, përqafim, deklarata për bashkëpunimin mes dy vendeve, oferta që ndërtimtarët serbë të marrin pjesë në ndërtimin e objekteve në bregdetin shqiptar, forcimi i linjës ajrore Tiranë-Beograd, etj.

Kjo është fytyra tjetër e Ramës – e pranueshme për Serbinë dhe bashkësinë ndërkombëtare.

Por, cila është e vërteta?

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY