E pabesueshme, Lionel Mesi braktis futbollin, burg për 21 muaj

E pabesueshme, Lionel Mesi braktis futbollin, burg për 21 muaj

81
0
Shares

Ylli i futbollit botëror Lionel Messi është dënuar me 21 muaj burgim, pasi një gjykatë në Barcelonë, aty ku edhe aktivizohet me “blaugranat”, e shpalli atë fajtor për 3 akuza të lidhura me evazionin fiskal. Gjykata dënoi gjithashtu edhe të atin e futbollistit argjentinas, Jorge Messi, sërish me 21 muaj burg dhe për të njëjtat akuza.

Ata gjithashtu do përballen me miliona euro në gjoba për fshehjen  e taksave në kompanit Belize dhe Uruguay që përdoret për të fshehur të ardhurat.

Megjithatë, ata kanë gjasa për të shmangur burgun . Sipas sistemit spanjoll, afatet e burgimit nën dy vjet mund të shërbehet në provë, shkruan BBC. Ndoshta nga kjo lehtësi mund të përfitojë edhe Mesi çka do i duhet që të luajë futboll nën mbikqyrjen e autoriteteve.

 Futbollisti dhe babai i tij u gjet fajtor për tre akuza për mashtrim tatimor në vendimin e së mërkurës nga gjykata në Barcelonës. Gjatë gjykimit , Lionel Messi pohoi se ” nuk dinte asgjë ” për menaxhimin e punëve të tij financiare , duke thënë se ai ishte ” duke luajtur futboll ” .

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY