Basha zbulon negociatat e fshehta me PS

Basha zbulon negociatat e fshehta me PS

42
0
Shares

Kryetari i PD, Lulzim Basha deklaroi sot se opozita i ka nisur një propozim PS që më 24 qershor me qëllim ecjen përpara në reformën në drejtësi.

“Opozita prej datës 24 qershor i ka ofruar mazhorancës përmes një formule në përputhje të plotë me rekomandimin 88 rrugën e daljes nga negri, rrugën e kompromisit për reformën.

Deri sot nuk e kemi bërë publik këtë fakt pasi kemi pritur negociata. Prej 14 ditësh PS jo vetëm refuzon kompromisin nga opozita por nuk jep as argumenta për refuzimin”, trha Basha.

PD ka kërkuar një komision ad hoc me 12 anëtarë nëpërpjekje për të zhbllokuar ngecin e reformes ne drejtesi. Anëtarët e këtij komisioni zgjedhin nga një gjyqtar në mënyrë elektronike të cilët do të jenë në përbërje të 4 institucioneve më të rëndesishme të sistemit.

Komisioni ad hoc do të ketë në përbërje, 6 anëtarë nga opozita dhe 6 anëtarë nga mazhoranca. Kuvendi miraton anëtarët me 2/3 e votave.

Skema e mësipërme është ende e pakonfirmuar në detaje prej PD.

Basha tha se do të insistojmë deri në fund që Venecia të materializohet deri në fund në Kushtetutë. Nëse procesi dështon , faji është Rama. Ai nuk e do reformën, tha ai.

Ky është propozimi i tretë. I pari nisi në maj me Opdat dhe Euralius, tjetri është në qershor dhe ky është i treti, tha kryetari i PD-së.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY