U merrnin 700 euro dhe u premtonin punë në Katar lushnjarëve, në...

U merrnin 700 euro dhe u premtonin punë në Katar lushnjarëve, në kërkim mashtruesit

55
0
Shares

Janë shpallur në kërkim dy shtetas të cilët kanë mashtruar persona të ndryshëm duke i marë shumën prej 350 euro deri 700 euro me pretendimin se do t’i siguronin kontratë pune në shtetin e Katarit. Kjo ngjarje ika ndodhur në periudhën Dhjetor 2015­ Janar 2016.

Ata akuzohen për veprat penale “Mashtrimi” dhe “Ushtrimi indikimit të paligjshëm”. Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier shpallën në kërkim shtetasit: .I.A., 47 vjeç, banues në Tiranë 2. M.B.,48 vjeç, banues në Lushnje. Ata kanë mashtruar shtetasit: ­L.Sh., 32 vjeç, banues në lagjen “20 Tetori”, Lushnje.­G.D., 45 vjeç, banues në fshatin Dushk, Lushnje. ­O.H., 32 vjeç, banues në lagjen “18 Tetori”, Lushnje. ­F.B., 43 vjeç, banues në lagjen “20 Tetori”, Lushnje. ­B.K., 53 vjeç, banues në fshatin Gërmenje, Lushnje. ­A.M., 32 vjeç, banues në lagjen “20 Tetori”, Lushnj. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjepër hetime të mëtejshme.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY