Pogradec, pranga inspektorit të Tatimeve

Pogradec, pranga inspektorit të Tatimeve

57
0
Shares

Agjentë të policisë së Pogradecit kanë vënë në pranga një inspektor të Drejtorisë së Tatimeve të Korçës.
Autoritetet lokale njoftojnë se arrestimi i inspektorit Mihal Nikola, 33 vjeç, u krye pasi u kap në flagrancë duke drejtuar një automjet në gjendje të dehur.

Autoritetet bëjnë me dije se ndalimi i 33-vjeçarit u bë në lagjen numër 1 të Pogradecit, ku u bë dhe sekuestrimi i automjetit të tij, tip “Nissan” me targë “AA 543 MH”.  Materialet hetimore i kanë kaluar tashmë prokurorisë së rrethit për procedimin e inspektorit nën akuzën e “drejtimit të automjetit në mënyrë të parregullt”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY