Brenda 15 ditëshit të parë të këtij muaji strukturat në bazë të Partisë Demokratike do të votojnë për zgjedhjen e të paktën 35 kryetarëve të degëve në të gjithë vendin.
Sipas urdhrit të kryetarit Basha që mban datën 29 prill, brenda 30 qershorit strukturat në bazë do të mbyllnin procesin e riorganizimit për të futur në garë procesin për zgjedhjen e kryetarëve të rinj.
Nënkryetari i PD, Edi Paloka, i cili drejton procesin për Tiranën në disa degë të saj, thotë se tashmë procesi është në një tjetër fazë atë të votimit dhe zgjedhjes së kryetarëve të degëve.
Tashmë drejtuesit e grupeve të punës kanë raportuar pranë kryetarit Basha për këtë proces që zgjati 2 muaj.
“Jemi afër përfundimit. Procesi më i rëndësishëm për të cilin e nisëm këtë procedurë pothuajse ka mbaruar, pasi është evidentimi real i anëtarësisë së PD, aktivizimi real i tyre,” tha Paloka.
Kryetari dhe Kryesia e PD vendosën për të çuar në proces zgjedhor 21 degë ekzistuese të PD si dhe duke krijuar 14 degë të reja.
Kjo mënyrë riorganizimi i strukturave të PD solli edhe largimin e kryetarëve në degët ekzistuese, për të cilët u la e hapur mundësia e rikandidimit brenda strukturave. reporttv
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/