Makina e rrëzuar në liqenin e Shkopetit mund të jetë përdorur për...

Makina e rrëzuar në liqenin e Shkopetit mund të jetë përdorur për krim

46
0
Shares

Mjeti i cili u gjet sot i hedhur në liqenin e Shkopetit mund të jetë përdorur për ndonjë krim. Burime të Ora News bëjnë të ditur se makina mund të jetë hedhur qëllimisht në liqen.

Kjo pistë u përforcua, pasi polumbarët konstatuan se nuk është gjetur asnjë person në makinën e hedhur në liqenin e Shkopetit.

Më herët Policia e Dibrës sqaroi se mjeti i dyshuar ka rënë në liqen me targa AA 969 ND, është në pronësi të shtetasit M.P nga Karbunara Lushnjë, dhe targat janë denoncuar të vjedhura në janar 2016.

Policia e Dibrës shpjegon se vetëm targat janë të vjedhura, por jo automjeti. Në vendngjarje kanë mbërritur polumbarët e Reneas, të cilët po përpiqen të gjejnë persona të mundshëm që mund të kenë qenë brenda në mjet në castin e aksidentit./oranews/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY