Krerët e Rinasit ende me pushime, por ka një letër për ta...

Krerët e Rinasit ende me pushime, por ka një letër për ta kur të kthehen

64
0
Shares

Grabitja spektakolare e kryer në pistën e aeroportit të Rinasit nuk ka mjaftuar që personat kryesorë përgjegjës për sigurinë e tij të ndërpresin pushimet.

Burime të prokurorisë bënë të ditur se menjëherë pas rikthimit në punë, shefi ekzekutiv i aeroportit, Rolf Castro Vasquez dhe administratori i kompanisë përgjegjëse për sigurinë, ICTS, Panajotis Kamboroglu do të merren menjëherë në pyetje për llogari të hetimeve.

Ndërkohë, në dosje është përfshirë edhe raporti i Këshillit të Sigurisë së aeroportit, i cili pas testimeve kishte zbuluar mbi 30 defekte serioze në sistemin e sigurisë.

Ky raport është sekuestruar dhe është një nga provat më të forta të prokurorisë për të dëshmuar gjendjen e rëndë në të cilën ndodhej siguria e aeroportit të vetëm shqitar funksional.

Hetimet ndërkohë vazhdojnë me këqyrjen e filmimeve të kamerave të sigurisë, të cilat po analizohen me vëmendje për të mësuar detajet të cilat kanë çuar në një zbulim që përforcon idenë se grabitjet e makinave që transportojnë paratë e bankave për në aeroport janë vepër e së njëjtës bandë që mund ta ketë bazën në zonën mes Fushë Krujës dhe Tiranës.

Sipas ekspertëve, nga krahasimi i pamjeve të kamerave të sigurisë edhe të grabitjeve të tjera, veç skemës së aksionit, krahasimi i imazheve të grabitjes dhe përshkrimi fizik i grabitësve ka çuar në përfundimin se të paktën një person është prezent në grabitjen e Rinasit dhe atë të Kasharit gjashtë muaj më parë.

Po ashtu, njësoj si në aksionet e mëparshme, në vendin e ngjarjes, konkretisht në makinën e djegur, janë gjetur pincat dhe një varre, mjete që janë përdorur me të njëjtin mekanizëm edhe në aksionet e mëparshme.

Sipas burimeve hetimore, pasi kanë djegur makinën, grabitësit janë larguar me një furgon mallrash, gjurmët e të cilit, sipas kamerave të sigurisë, zhduken në fshatin Laknas.

Dy grabitësit që kanë kryer ekzekutimin kanë mbajtur njëri maskë dhe tjetri një shami para fytyrës dhe kapele, ndërsa drejtuesi i makinës nuk ka dalë prej saj.

Ata kanë tentuar të marrin edhe një thes me monedha metalike, por për shkak të peshës nuk e kanë ngritur dhe për të mos rrezikuar janë larguar duke marrë vetëm kartëmonedhat.tch

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY